Ersekë, shpërthen makina e drejtorit të ujësjellësit
28/12/2013 00:00
Makina e drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm jashtë ambienteve të një lokali, ku makina e Orest Malushit, drejtori i ujësjellësit në Ersekë ka qenë e parkuar.
Nga shpërthimi, që dyshohet të ketë ndodhur nga vendosja e lëndës eksplozive tritol poshtë mjetet, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur menjëherë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e mjetit.
Top Channel