Alice Eve tregon format e saj

28/12/2013 00:00

U bë e famshme me rolin e saj në filmin “Star Trek Into Darkness” duke fituar zemrat e fansave falë interpretimit të saj.

Por “femra e fortë” e filmit fantastiko-shkencor, Alice Eve tregoi anën e saj më sensuale në plazhet e Barbadosit, aty ku ndodhet së bashku me të afërmit e saj dhe një duzinë yjesh të tjerë që preferojnë t’i kalojnë festat e fundvitit në vende ekzotike.

31-vjeçarja u fotografua në shoqërinë e dy vëllezërve të saj më të vegjël, Jack dhe George.

Top Channel