Ukrainë, rrihet aktivistja anti-qeveri

27/12/2013 00:00

Qindra demonstrues u mblodhën përsëri jashtë Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, një ditë pas rrahjes brutale të një gazetareje të njohur.

Thirrjet e tyre ishte per largimin e Ministrit të Brendshëm, Vitaly Zakharchenko. Sulmi ndaj gazetares Tetyana Chornovol ndodhi vetëm pak orë pasi botoi një artikull që lidhej pikerisht me kete te fundit.

Disa demonstrues mbanin ne duar fotografi te reporteres se dhunuar, nje lidere e tubimeve masive qe kane paralizuar prej me shume se nje muaji kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Shkendije e protestave ishte vendimi i Presidentit, Viktor Janukoviç për të pezulluar marreveshjen e aderimit me Bashkimin Evropian në favor të forcimit të lidhjeve me Rusinë.

Incidenti me gazetaren 34-vjeçare konsiderohet vazhde e disa sulmeve te ngjashme ndaj aktivistëve dhe anëtarëve të opozitës ne keto jave protestash.

Autoritetet vendase arrestuan tre persona si te dyshuar per sulmin, nga i cili Chornovol doli me hunden e thyer e nuk i hap dot syte. gazetarja ka edhe plage ne koke.

Ajo vete nuk ka dyshim se agresioni ishte pasoje e punes se saj. Sulmi u denua edhe nga presidenti Janukoviç, liderja e burgosur e opozites, Julia Timoshenko, administrata amerikane dhe OSBE-ja.

Ai eshte me i fundit i nje serie episodesh te ngjashme qe kane vene ne shenjester aktivistet e opozites.

Te marten nje prej tyre, Dmytro Pylypets u rrah e u qellua me thike ne qytetin lindor te Kharkivit, teksa po kthehej nga protesta e organizuar prej atij vete.

Chornovol ka bere emer fale punes se saj investigative mbi aferat e disa zyrtareve te larte ukrainas, te cilet i akuzon per praktika te dyshimta biznesi ndersa ka ekspozuar faktin qe nuk i justifikojne dot ligjerisht pasurite e tyre marramendese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB