Liban, vritet ish-ministri i Financave

27/12/2013 00:00

Një shpërthim i fortë në qendër të Bejrutit ka vrarë ish-ministrin e Financave të Libanit, Mohamed Chatah. Aktualisht ai ishte këshilltar i ish-kryeministrit Sad Hariri.

Konflikti sirian ka bërë që të rritet tensioni mes sekteve të ndryshme fetarë në Liban. Militantët shiitë libanezë ose siç njihen ndryshe me emrin Hezbollah, kanë dërguar trupa në Siri për të mbështetur qeverinë e Bashar al-Assadit, i cili vjen nga një nëndegë e shiitëve islamikë.

Nga ana tjetër, shumë nga grupet rebele siriane që luftojnë kundër Assadit janë të lidhura me Al Kaedën. Muajin e kaluar, ambasada iraniane në Bejrut u sulmua. Irani njihet si mbështetës i Hezbollahut.

Top Channel