Kriza në Sudan, takohen liderët afrikanë

27/12/2013 00:00

Udhëheqësit e Afrikës Lindore do të takohen në Kenia për të diskutuar mbi dhunën në rritje që ka përfshirë Sudanin Jugor, ku mendohet se deri tani kanë humbur jetën mbi 1 000 persona.

Liderët e bllokut prej 8 anëtarësh, që njihet ndryshe edhe si Igad, do të takohen në Nairobi për të diskutuar çështjet e ngritura gjatë takimit të së martës mes presidentit të Sudanit Jugor, atij të Kenias dhe kryeministrit të Etiopisë.

Luftimet mes forcave besnike të presidentit Kir dhe atyre të ish-deputetit Riek Machar në Sudanin Jugor ka nisur 12 ditë më parë. Rreth 50 mijë persona kanë kërkuar strehim në komplekset e OKB-së.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë së OKB-së ka miratuar planet mbi thuajse dyfishimin e numrit të paqeruajtësve nga Kombet e Bashkuara në Sudanin Jugor.

Këshilli prej 15 anëtarësh, autorizoi unanimisht gjatë së martës një kërkesë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, për të përforcuar misionin e OKB-së në Sudanin Jugor, me 12,500 ushtarë dhe 1323 policë, ndërkohë që numri aktual nga mandati i kaluar ishte 7,000 ushtarë dhe 900 policë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta