Japoni, zhvendoset baza amerikane

27/12/2013 00:00

Japonia miratoi zhvendosjen e një baze amerikane në një zonë më pak të populluar të ishullit të Okanavës, informuan mediat ndërkombëtare.

Guvernatori i ishullit, Hirokazu Nakaima pranoi që të nisin punimet për të ngritur këtë bazë të re, pasi në vendndodhjen e saj aktuale është bërë objekt i shumë kritikave.

Baza e Okanavës u shndërrua në një problem madhor në Japoni gjatë 2012-s, pasi disa ushtarë amerikanë u akuzuan për përdhunimin e një vajze vendase, ndërsa shqetësues për komunitetin është edhe zhurma apo ndotja e krijuar nga veprimtaria e mjeteve luftarake.

Marrëveshja për zhvendosjen e kësaj baze përbën një arritje të madhe për Tokion, në bisedimet e gjata dhe të vështira me palën amerikane për këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aktualisht 26 mijë trupa në Okinava, në atë që është një prej bazave më të rëndësishme dhe të mëdha amerikane jashtë vendit.

Trupat amerikane mbeten në këtë ishull që prej nënshkrimit të paqes, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB