
Pas sifilizit në vendin tonë janë shtuar rastet me sëmundjen
vdekjeprurëse të malaries. Mjekët raportojnë për 50 raste të trajtuara
në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, kryesisht punëtorë shqiptarë
sezonalë, që vijnë nga vende të prekura nga kjo sëmundje.
“Në një vit, në klinikën tonë janë kuruar afërsisht 50 raste të reja me malarje. Dua të nënvizoj që të gjithë këto raste janë të eksportuara, të ardhura nga jashtë nga qytetarë shqiptarë që punojnë jashtë vendit. Do t’i kemi rastet tona autoktone, sepse mjafton të kemi një burim infeksioni, një person i sëmurë që vjen i sëmurë tek ne, transmetuesi që është mushkonja, çdo njeri mund të preket nga malarja dhe malarja, një sëmundje e harruar për dhjetëra vite, të rishfaqet përsëri dhe ne të futemi në hartat e OBSH-së si vend malarik”, thotë mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero.
Mbremjen e të merkures, ne Kliniken e Semundjeve Infektive ka humbur jeten nje i ri nga Vlora, i prekur nga malaria. Nderkohe qe mjeket kerkojne furnizimin e klinikes me medikamente pasi, malarja si semundje ka disa dekada qe eshte zhdukur, ndaj dhe nuk ka patur medikamente. Deri tani pacientët te ardhur nga jashte kane sjelle me vete perveç semundjes edhe ilaçet e tyre.
“Edhe pse ne e kishim harruar malarjen, Shërbimi i Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ bën të pamundurën që t’i mjekojë. Por ka dy probleme. Në radhë të parë baza laboratorike në kohë të malarjes. Ne këtë e bëjmë mirë, por gjithësesi ajo duhet të jetë më e përgjithshme, më e shpejtë në diagnozë sepse malarja është sëmundje që nuk pret, është sëmundje që vret. E dyta, unë ju deklaroj sot që ky shërbim nuk ka asnjë medikament malarik. Nëse pacientët nuk vijnë me medikamente në xhep, që nuk është normale, ne nuk kemi me çfarë i kurojmë”, tha Pipero.
Sipas Pellumb Piperos ne vendin tone mungon nje koordinim i Punes me Ministrine e Mireqenies Sociale ne menyre qe punetoret shqiptare qe largohen jashte per pune sezonale te keshillohen nga ana mjekesore dhe po keshtu te vizitohen, kur ata rikthehen ne Atdhe. Nese Shqiperia futet ne harten e OBSH si vend me prezence te semundjes se malaries atehere perveç shendetit pblik ka impakt edhe ne turizem.
Top Channel