LSI, amendamente per buxhetin

26/12/2013 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul që biznesit fason të mos i
ndryshojë mbi fitimin nga 10 për qind që është aktualisht, në 15 për
qind, siç propozon Ministria e Financave.

“Së pari ky biznes ka qenë një motorr punësimi për shoqërinë shqiptare dhe ka përballuar një peshë punësimi të rëndësishme, duke qenë edhe një mbështetje sociale shumë e rëndësishme për mijëra punonjës shqiptarë, të cilët punësohen në këto biznese dhe që vijnë edhe nga shtresa të varfra të popullatës”, tha kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

LSI iu shton ketyre argumenteve dhe faktin qe sipas saj, Shqiperia vazhdon te jete atraktive per investimet e huaja ne biznesin fason per shkak te avantazhit nga tatimi mbi fitimin, ne raport me fqinjet tane.

Perpos ketij amendamenti, Levizja Socialiste per Integrim ka propozuar edhe dy amendamente te tjera per shendetesine. 20 % e te ardhurave te parashikuara nga rritja e akcizes se duhanit t’i shkoje Ministrise se Shendetesise per te rritur fushaten e promocionit kunder pirjes se tij dhe nje pjese e tyre per subvencionimin e barnave per semundjet ne rruget respiratore. Per kontrollin e detyrueshem shendetesor te parashikuar nga Ministria e Shendetesise me buxhetin e 2014, per grupmoshat 40-60 vjeç, LSI propozon zgjerim deri ne moshen 65 vjec. Kjo parti ne Qeveri beri apel qe keto amendamente te merren parasysh ne seancen parlamentare te se shtunes, kur buxheti te miratohet ne teresi.

n.”

Top Channel