Në Krishtlindjet e shkuara e kemi parë gjysmë të zhveshur, në gjendje të dehur apo duke tymosur marihuanë. Por sivjet, Rihanna duket “se është pjekur”.

Këngëtarja nga Barbadosi festoi Krishtlindjet me familjen e saj në vendlindje. Ajo kishte zgjedhur si veshje një fustan të gjatë shumëngjyrësh si për të përcjellë atmosferën festive. Sigurisht, ashtu sic e kërkon tradita, ajo hapi dhuratat e festës, ku ajo vlerësoi Biblën me shënimet e gjyshes së saj, që ndërroi jetë një vit më parë.

 

Top Channel