Kina kujton 120-vjetorin e Maos

26/12/2013 00:00

Në të gjithë Kinën po festohet 120-vjetori i lindjes se Mao Ce Dunit,
emri i të cilit lidhet me ripërtëritjen revolucionare dhe çlirimin
kombëtar, por edhe me vuajtjen e pamasë nga eksperimenti shoqëror me
pasoja katastrofale.

Ende edhe sot, Mao-ja i duhet partisë komuniste për të siguruar pushtetin. Kreu i saj, njekohesisht edhe i shtetit, Xi Jinping pat bere thirrje per modesti ne jubileun e pervjetorit të lindjes së kryetarit të parë të Partisë Komuniste Kineze. Por në fshatin e Maos te parin, Shaoshan, apeli nuk u perfill: Për disa projekte lidhur me kete 120 vjetor, sipas njoftimeve të mediave lokale, ishin planifikuar gati dy miliardë euro.

Ndër këto plane bën pjesë edhe renovimi i një qendre turistike dhe i shtëpisë së prindërve të Maos si dhe ndërtimi i autostradave e stacioneve të trenit. ne pjese te ndryshme te vendit, portretet e Maos varen si hajmali nëpër pasqyrat e taksive apo printohen në kalendaret e murit.

Pllakatat nga koha e revolucionit kulturor shiten disa qindra Yuan në dyqanet e antikuariatit. Në tregun më të famshëm të mëndafshit në Pekin turistët e huaj mund të blejnë orgjinale ose kopje të “biblës se Maos” me tekste të përzgjedhura të Maos. Shembëlltyra e ish liderit zbukuron edhe kartmonedhat kineze dhe portreti i tij në përmasat 12 kilometra katrorë është varur në sheshin Tienanmen në Pekin.

Pikërisht këtu prehet trupi i tij: I balsamosur dhe i vendosur në një arkivol qelqi, qendron i ekspozuar në mauzoleun Ma Ce Dun. Mao nxiti fushata, që i kushtuan jetën miliona kinezëve. Dhjetë vjet pas themelimit të Partisë Komuniste përpjekja e tij për ta industrializuar vendin “me hapa të mëdha përpara” çoi në urinë më të madhe në historinë e Kinës- sipas përllogaritjeve kanë gjetur vdekjen prej urisë rreth 30 milionë njerëz. Në vitin 1966 Mao shpalosi të ashtuquajturin “revolucioni kulturor”, për të hequr qafe kundërshtarët e tij brenda partisë. Pasoja ishte një dekadë e tërë me mijëra të vdekur dhe shkatërrimi i shume jetëve te tjera.

Top Channel