Më shume se 20 deputetë të parlamentit shqiptar janë gjobitur në dy
muajt e fundit nga Policia e Qarkullimit Rrugor për shkelje të
rregullave.

Ne listen e te gjobitureve ka ministra te kabinetit qeveritar, zevendeskryeministri, pjesa me e madhe i takon deputeteve te maxhorances, por nuk mungojne edhe deputete te opozites. Pavaresisht se pjesa me e madhe e ketyre masave administrative kane vlera te vogla financiare, duket qe policia po le prapa pandeshkueshmerine.

Nje pjese e madhe e gjobave jane ato te parkimit te gabuar, qe aktualisht rezulton te jete nje nder shkeljet ne mase jo vetem te deputeteve por te gjithe perdorueseve te automjeteve ne Shqiperi. Ne listen e te gjobitureve, te siguruar nga Top Channel ka emra te gjykates, automjete te presidences si edhe zyrtare te tjere te larte te shtetit.

Gjobat jane vendosur nga komisariati i qarkullimit rrugor Tirane, i cili duket se ne valen e disiplinimit te qarkullimit rrugor ne kryeqytet i cili ka qene problematik ka perfshire çdo lloj automjeti qe shkel rregullat pavaresisht se kujt i perket. Ne listen e te gjobitureve, nuk mungojen as targat e automjeteve te femijeve te deputeteve apo te te tjere personave qe ushtrojne funksione publike. Burime te komisariatit te qarkullimit rrugor në Tiranë bejne të ditura se do te vazhdojne te jene te vendosur per gjobitjen e automjeteve te te gjithe shkelesve pavaresisht funksionit qe kane.

Top Channel