Nisur edhe nga sinjalet e rritjes së fundit ekonomike në Britani, një studim i fundit konkludon se ekonomia britanike mund t’ia kalojë edhe asaj gjermane, si ekonomia më e madhe në kontinentin europian.
Sipas Qendrës për Studime në Ekonomi dhe Biznes, GDP-ja e Britanisë në vitin 2030 do të jetë më e lartë se ajo e Gjermanisë, ndërkohë që Britania do ia kalojë Francës në vitin 2018.
Shefi ekzekutiv i kësaj qendre studimore, Douglas McËilliam, thotë se Britania mund të jetë më e fuqishme ekonomikisht jashtë Bashkimit Europian.
“Instikti im, – thotë ai, – është se, në një plan afatshkurtër, impakti i largimit të Britanisë nga BE-ja do jetë padyshim negativ. Por, dyshimi im është se, pas 15 vjetësh, ndikimi do të jetë pozitiv”.
Sipas këtij raporti, Britania parashikohet të jetë pas vendeve me rrijte të shpejtë ekonomike, si India dhe Brazili.
GDP-ja e Britanisë; nga 1,59 trilionë stërlina në 2013 pritet të shkojë në 2,6 trilionë stërlina në 2028-n; e krahasur me Kinën, e cila parashikohet të jetë në krye me 20,5 trilionë stërlina, përpara Shteteve të Bashkuara me një shifër të vlerësuar në 19,7 trilionë stërlina.
Ndërkohë, Japonia parashikohet të bjerë në vendin e tretë ose të katërtin në botë.
Një zëdhënës i qeverisë tha se “ekonomia britanike po rritet, defiçiti po bie dhe po krijohen vende të reja pune”.
Ndërkaq, një tjetër studim bie në kundërshtim me premtimin e qeverisë së Cameron, për të ulur numrin e imigracionit, duke theksuar se kjo politikë do të bëjë që ekonomia britanike të jetë 11% më e vogël në 2060, e ku taksapaguesit britanik do t’u duhet të financojnë shpenzime më të mëdha publike.
E gjendur nën presionin e një partie tjetër të djathtë anti-emigracion, UKIP, partia e kryeministrit kërkon të kufizojë ardhjen e emigrantëve nga vendet më të varfra të BE-së.
Jo vetëm zëvendësi i kryeministrit, por edhe ky studim duket se bie kundër me planet e qeverisë së kryeministrit, i cili do të jetë përballë zgjedhjeve shumë të vështira në 2015, e nuk është e sigurt nëse do të jetë ose jo, në krye të drejtimit të vendit, pas tyre.
Top Channel