Ekonomia globale në vitin 2014

26/12/2013 23:30

Ekonomia globale po hyn në një fazë të re.

Duke iu referuar statistikave, disa prej pasigurive të 2013-s duket se
po zhduken me fillimin e Vitit të Ri, por me gjithë përmirësimet e
vazhdueshme, papunësia në SHBA është ende e lartë dhe kriza e borxhit në
Europë është larg tejkalimit, ndërsa ekonomia kineze vazhdon të
ngadalësohet.

Në SHBA, më shumë njerëz u punësuan, ekonomia po rritet me një ritëm të shpejtë gjatë 2 viteve të fundit.

Kongresi miratoi buxhetin e ri, duke shmangur një mbyllje tjetër të qeverisë federale. Sipas ekspertëve, viti 2014 mund të jetë një vit më i mirë, nëse nuk përsëriten taktikat, që çuan në mbylljen e qeverisë.

Kina, edhe pse me një zhvillim relativisht modest prej 7%, do të ketë ndikim të madh ekonomik në rajon. Por, ndërsa përmirësimi i kërkesës mund të jetë me përfitime për shumë vende, nga Kamboxhia në Japoni, ekonomitë europiane vazhdojnë të jenë të dobta.

Komisioni Europian thotë se zhvillimi do të ngadalësohet në 18 vendet që përdorin euron, ndërsa papunësia ka të ngjarë të rritet pak në vitin 2014. Ende mbeten pa përgjigje pyetjet, rreth ndikimit në botë të vendimit të Bankës Qendrore Amerikane (Rezerva Federale) për të pakësuar stimujt monetarë.

Ndërsa çmimet e lëndëve të para mund të bien në vitin 2014, ekonomistët thonë se vendet, që varen nga kjo industri, mund të përjetojnë rënien e të ardhurave të tyre.

“Këtu përfshihet Brazili, Turqia dhe Hungaria. Madje mund të përfshihet edhe Indonezia, e cila varet shumë tek industria e lëndëve të para”.

Në Lindjen e Mesme, disa prej vendeve të Pranverës Arabe, që janë ende të paqëndrueshme politikisht, pritet të përjetojnë vështirësi ekonomike gjatë vitit 2014.

Parashikimet ekonomike për 2014-n janë pozitive edhe për Afrikën. Pas një zhvillimi vjetor prej 4,8% në vitin 2013, Banka e Zhvillimit Afrikan parashikon që zhvillimi ekonomik i kontinentit të arrijë në 5,3%, ritëm i nxitur nga zhvillimi i fuqishëm i sektorit të shërbimit dhe rritja e sektorit të bujqësisë e minierave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA