Bayern Munchen interesohet për mesfushorin Koke
26/12/2013 00:00
Sipas gazetës gjermane TZ, Bayern Munchen është shumë i interesuar për mesfushorin Koke të Atletico Madrid.
Pep Guardiola është i habitur me lojën e spanjollit dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta sjellë në skuadër. Gazeta shkruan se klubi bavarez do të bëjë një ofertë shumë të lartë për të dhe gjithashtu mund t’i ofrojë spanjollëve shërbimet e Xherdan Shaqirit.
Shaqiri pëlqehet shumë nga drejtuesit e Atleticos e për këtë arsye ky operacion mund të përfundojë me sukses.
Konkurrenca për Koken është e madhe pasi sipas ‘Daily Mirror’ edhe Manchester United është e interesuar për të dhe do të ofrojë rreth 35 milionë euro në merkaton e janarit për 21-vjeçarin.
Top Channel