Scolari, pas Brazilit tek Barcelona?

25/12/2013 00:00

Luis Felipe Scolari, trajneri i tanishëm i kombëtares braziliane do të jetë njeriu që do të drejtojë Barcelonën në sezonin e ardhshëm, të paktën sipas televizionit brazilian “O Globo”.

Pas largimit të papritur të Vilanovës për arsye shëndetësore gjatë muajve të verës, Barça drejtohet nga Gerardo Martino, i cili pavarësisht ecurisë së mirë, nuk gëzon një emër si një trajner i madh.

Pikërisht, për të kompensuar këtë handikap, drejtuesit e katalanasve janë vendosur në bisedim me Scolarin, i cili nuk ka konfirmuar qëndrimin në krye të kombëtares braziliane pas Botërorit.

Ndërkohë, në një media spanjolle, ditën e mërkurë thuhej se Martino është duke menduar largimin, pasi nuk ndihet i lumtur në Barcelonë.

Top Channel