Messi, jashtë rreshtimit më të mirë të vitit

25/12/2013 00:00

Leo Messi nuk u përfshi në formacionin më të mirë të vitit 2013, nga gazeta prestigjioze sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Me një dominim të qartë të futbollistëve të Bajernit të Mynihut, rreshtimi më i mirë i vitit përfshinte në të vetëm një futbollist nga kampionati spanjoll, Cristiano Ronaldon dhe vetëm një nga kampionati angleze, Hazard.

Sipas “La Gazzetta”-s, ky është rreshtimi më i mirë i vitit.

Portier
Neuer (Bayern Munich)

Mbrojtës
Lahm (Bayern Munich), Subotic (Borussia Dortmund), Thiago Silva (Paris SG), Alaba (Bayern Munich)

Mesfushorë
Schweinsteiger (Bayern Munich), Gundogan (Borussia Dortmund), Hazard (Chelsea), Ribery (Bayern Munich)

Sulmues
Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Lewandowski (Borussia Dortmund).

Top Channel