Ibra: Kritika futbollit të femrave

25/12/2013 00:00

Zlatan Ibrahimoviç u rikthye në qendër të polemikave, me një koment diskriminues për futbollin e femrave, në një media suedeze.

Reagimi i sulmuesi erdhi pasi Anders Svensson u shpërblye me një makinë “Volvo”, pasi u shndërrua në Dhjetor në futbollistin me më shumë ndeshje të luajtura me fanelën e Suedisë, pasi theu rekordin e Thomas Ravellit me 143 ndeshje.

Mediat kanë sugjeruar që një shpërblim të tillë meriton edhe Therese Sjogran, rekordmbajtësja e femrave, me 187 ndeshje gjithsej.

”Me të gjithë respektin për atë që kanë bërë femrat, të cilat kanë arritur me të vërtetë shumë, futbolli femëror nuk mund të krahasohet me atë mashkullor në asnjë drejtim. Për më tepër, nuk është as tërheqës”, tha ylli i Paris SG.

”Kur dal në Europë më krahasojnë me Messin dhe Ronaldon, ndërsa kur kthehem në vend më krahasojnë me një femër. Me gjithë respektin për femrat, shpërblimi për arritjet e tyre sportive duhet të jetë në përputhje me nivelin, spektaklin dhe paratë që gjenerojnë”, shtoi Ibrahimoviç.

Top Channel