
Vicente del Bosque, trajneri i kombëtares spanjolle të futbollit, deklaroi në programin radiofonik ‘Al Primer Toque’ se përveç lojtarëve spanjollë Xavi e Iniesta, ka votuar edhe për francezin Franck Ribery.
Tekniku kampion Bote dhe Europe me Spanjën, deklaroi se vota për francezin “ishte diçka logjike pasi ai ka fituar gjithçka në vitin 2013”.
“Votova ata që besoj se janë më të mirët. Nuk kam dashur të hyj në polemika pasi për mua kjo është një çështje shumë pak e rëndësishme. Kam votuar për Xavin e Iniestën, të cilët ishin në listë. Nuk munda të votoja spanjollë të tjerë. Të tretin votova Ribery. Është logjike, ka fituar kampionatin, Kupën dhe Ligën e Kampioneve” theksoi Del Bosque.
Franck Ribery dhe Cristiano Ronaldo janë favoritët kryesorë për të fituar Topin e Artë më 6 janar 2014. Leo Messi ka pasur një sezon plot me dëmtime e për këtë arsye nuk mendohet se mund të fitojë për herë të pestë radhazi çmimin më të rëndësishëm individual.
Top Channel