Gjatë festave të fundvitit shumica e femrave i lënë mënjanë dietat dhe palestrat, por ka edhe nga ato që nuk i shkon nëpër mend kjo mundësi. Mariah Carey, edhe pse ka kaluar moshën 40-vjeçare, ka një trup shumë të tonifikuar dhe kjo vetëm falë dietës dhe stërvitjes së pandërprerë.
Para disa ditësh këngëtarja 43-vjeçare postoi një foto me bikini duke shëtitur qenin në borën e Aspenit. Edhe pse vitet kanë kaluar, Mariah mbetet një nga femrat më të dëshiruara.
Një tjetër femër që duket se palestrën e merr shumë seriozisht është 42-vjeçarja Jada Pinkett Smith, bashkëshortja e Will Smith.
Gjatë verës, aktorja 45-vjeçare Naomi Watts është fotografuar me rroba banjo duke treguar shumë më pak se vitet që mban mbi shpinë.
Në fund, duke parë këtë foto, a mund ta besoni se aktorja Helen Hunt është plot 50 vjeç?
Top Channel