
Presidenti i Ferrarit, Luca Cordero di Montezemolo, këmbëngul se Fernando Alonso do të qëndrojë tek Ferrari për një kohë të gjatë edhe pse McLaren ia ka vënë syrin prej kohësh pilotit spanjoll.
“Zhurmat e merkatos mbi Alonson janë të mira për gazetat e mbase edhe për publikun, por ai ka një kontratë me ne deri në vitin 2016 dhe unë nuk shqetësohem për këtë. Unë dua vetëm t’i jap një makinë të shpejtë. Ferrari mund të ketë shumë probleme, por piloti ynë i parë nuk është problem”, theksoi Montezemolo për ‘Autosport’.
“I kam thënë Fernandos se këtë vit ka dalë i dyti falë aftësive të tij dhe jo falë makinës, por nga ana tjetër unë dua një pilot që i qëndron pranë skuadrës edhe në momentet e vështira”, shtoi presidenti i “Kokëkuqes”.
Top Channel