
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka deklaruar para krerëve të
bashkive të komunave të djathta se Qeveria po cënon decentralizmin e
pushtetit vendor.
Paketa e re fiskale, sipas Bashes, eshte nje gjymtim i autonomise vendore per me teper qe çdo ndryshim në ligjin financiar, Qeveria nuk eshte konsultuar me bashkite dhe komunat.
Basha ka akuzuar Kryeministrin e vendit, duke thënë se përmes këtij buxheti po con në varfërimin e popullsisë.
“Ky buxhet asfiskon totalisht përpjekjen tonë për t’i shërbyer qytetarëve tanë dhe na heq mundësinë për të garantuar shërbime publike të vlefshme nëpërmjet vetive që janë pandershmëria, cekuilibrimi dhe arroganca. Buxheti vendor për vitin 2014 është 33 miliardë lekë, po në fakt ka fshehur brenda edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit çka nuk ka qenë e llogaritur dhe nuk mund të konsiderohet si fond lokal. Ky është një mashtrim i pastër, që bëhet edhe për fondet e donatorëve prestigjozë, siç është Banka Botërore”, tha Basha.
Ndonese nderkombetaret rekomandojne per koordinim te puneve,- tha Basha, – ky projekt buxhet ka trensparence 0 nuk ka koordinim dhe as komunikim formal.
Top Channel