Thiago: Nuk pendohem për largimin nga Barça
23/12/2013 00:00
Thiago Alcantara u largua gjatë verës nga Barcelona për të nisur një aventurë të re tek Bayern Munchen dhe pas problemeve me dëmtimet, mesfushori i kombëtares spanjolle ka fituar vendin në formacion tek skuadra e Pep Guardiolës.
Edhe pse thotë se i mungon Barcelona, Thiago nënvizon se nuk pendohet për transferimin në Gjermani.
“Nuk do të pendohem kurrë për kalimin tek Bayern edhe pse më mungon Barça pasi kam kaluar shumë momente të bukura me atë fanelë. Është një klub i mrekullueshëm, por nuk pendohem për largimin tim”, deklaroi mesfushori.
Në lidhje me Topin e Artë, Thiago i ka idetë e qarta: “Messi është më i miri, por Ribery ka fituar gjithçka këtë sezon dhe futbolli është sport kolektiv.”
Top Channel