Statistikat e tmerrshme të Milanit

23/12/2013 00:00

Ndaj Interit, Milani pësoi humbjen e gjashtë në këtë kampionat dhe ka shënuar nisjen më të keqe të sezonit nën presidencën e Silvio Berluskonit.

Numrat e kuqezinjve janë të frikshëm: kurrë më parë në këto 28 vitet e fundit Milani nuk është gjendur 27 pikë larg vendit të parë dhe kurrë më parë nuk e ka parë veten në vendin e 13 pas 17 javëve kampionat.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka pësuar 26 gola dhe nuk gjen fitoren në San Siro që nga 19 tetori, kur fitonte 1-0 ndaj Udinezes. Në 8 ndeshjet e fundit në Serinë A ka barazuar 5 dhe ka humbur 3 takime.

Në janar Milanit do i bashkohet Honda, Rami dhe ndonjë përforcim tjetër në mesfushë, por a do të jetë e mjaftueshme kjo që Milani të përmirësojë renditjen në Serinë A?

Top Channel