Ribery: Ka qenë një vit i “çmendur”

23/12/2013 00:00

Franck Ribery është zgjedhur si “Njeriu i Vitit 2013” nga revista gjermane ‘Kicker’ ditën e dielë, por francezi ka theksuar se “rëndësi ka suksesi i grupit dhe jo i individit”.

Sulmuesi i Bayern Munchen, i cili e ka fituar më parë këtë çmim në vitin 2008, ka arritur të fitojë me bavarezët gjatë këtij viti Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Ligën e Kampioneve, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve FIFA.

Gjithashtu, Ribery është kandidat për të fituar edhe Topin e Artë FIFA, ku rivalë do të ketë Cristiano Ronaldon dhe Messin.

“Ajo që ka rëndësi është suksesi i grupit. Ky ka qenë një vit i “çmendur” për Bayern Munchen dhe jam i lumtur që puna jonë ka dhënë frytet e saj”, tha Ribery.

Top Channel