Në fundin e viteve 1990, Britney Spears bëri një depërtim të menjëhershëm në botën e muzikës, duke u konsideruar si një prej talenteve më të mëdha ndonjëherë.
Megjithatë, 32-vjeçarja u ndihmua ateherë edhe nga fakti që gjerësisht u konsiderua si një “sex-symbol” për publikun mashkullor.
Ishte pikërisht seksi edhe një ndër temat kryesore të një dokumentari mbi jetën e saj, transmetuar në fundjavë në kanalet amerikane. “Më pëlqen seksi. Mendoj se është një ndër gjërat më të bukura, por tani që jam në një moshë tjetër ndihem ndryshe rreth tij”, deklaroi Britney.
“Rreth seksit, ndonjëherë më duket sikur jam 20 vjeç dhe herë të tjera sikur jam 50”, deklaroi nëna e dy fëmijëve.
Në dokumentar, Britney pranoi se kishte qenë pikërisht lindja e fëmijëve të saj ajo që i kishte ndryshuar më shumë mendimet mbi këtë sferë të jetës intime, ndonëse sipas 32-vjeçares, “në momentin kur bëhesh nënë të ndryshojnë idetë edhe mbi shumë gjëra të tjera”.
Top Channel