Mariah Carey shëtit qenin në borë me bikini

22/12/2013 00:00

Është nënë e dy binjakëve, por vazhdon të ketë një fizik të shkëlqyer. E kemi fjalën për Mariah Carey, e cila me rastin e afrimit të festave të fundvitit ka vendosur që të përshëndesë fansat e saj me një foto ku duket duke shëtitur qenin në borë… e veshur vetëm me bikini.

Këngëtarja 43-vjeçare postoi foton provokuese në Instagram. Carey ndodhet në Aspen së bashku me fëmijët e saj dhe bashkëshortin Nick Cannon për të festuar Krishtlindjen.

Kohët e fundit ajo ka thënë për Access Hollywood: “Këtë vit, në Aspen, do të organizojmë gjithçka në mënyrë që të kënaqen fëmijët.”

Top Channel