Transformimi radikal i Johnny Depp

21/12/2013 00:00

Ajo që i trembej njerëzimi ndodhi. Makineria e inteligjencës ka dalë jashtë kontrollit dhe gjithë njerëzimi rrezikon shfarosjen.

Kjo është baza mbi të cilën është ngritur filmi i radhës fantastiko-shkencor, “Transcendence”, ku protagonistë janë edhe Johnny Depp dhe Morgan Freeman.

Depp i është nënshtruar një ndryshimi radikal për t’iu përshtatur rolit, duke u bërë thuajse i panjohur. Ai është në rolin Will Caster,  një shkencëtar që goditet me plumb me lënë radioaktive nga një organizatë që kundërshton zhvillimin e teknologjisë kompjuterike që e konsideron si rrezik për ekzistencën e njerëzimit.

Plumbi radioaktiv nuk i mori menjëherë jetën Will, por ai lëngon në krevat. Vdekja është vetëm cështje kohe, dhe pikërisht në këtë moment grupi i shkencëtarëve propozojnë transferimin e të gjitha të dhënave të trurit të tij në një program kompjuterik.

Kjo ishte zanafilla e përndjekjes së njeriut nga makineritë. Kur u vendos në pushtetin e pakufizuar të rrjeteve kompjuterike, Will Caster merr kontrollin e gjithcka dhe ka një plan të vetin për planetin…pa njeriun.

Filmi aktualisht është në post produksion. Dalja e tij në kinema është përcaktuar premierë më 18 prill.

Top Channel