
Pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë në mesjavë, Tirana i rikthehet kampionatit në kërkim të dëshpëruar të pikëve për të lënë fundin e tabelës.
Bardheblutë i pret një sfidë e vështirë sot në orën 13:30 në “Qemal Stafa” ku përballë do të kenë vendin e tretë të Superligës, Teutën e Durrësit.
Po në të njëjtën orë, Lushnja, e cila në mesjavë eleminoi Tiranën nga Kupa, përballet me Skënderbeun në “Roza Haxhiu” në Lushnje, ndërsa Kukësi pret pa tifozë pas vendimit të Komisionit të Apelit, skuadrën e Kastriotit.
Tre ndeshjet e tjera të javës së 16-të luhen ditën e nesërme, ku Besa pret Bylisin në Kavajë, Flamurtari në Vlorë do të ketë përballë Partizanin dhe Laci kundër Vllaznisë.
Kjo është java e fundit për këtë vit e Superligës, që pushon për t’i lënë vendin festave të fundvitit dhe për të rinisur sërish janarin e 2014-ës.
Top Channel