Kompensimi i ish-pronarëve

21/12/2013 00:00

Partia Republikane dhe dy shoqatata kryesore të pronarëve kanë
kundërshtuar projektbuxhetin, i cili, sipas tyre tallet me pronarët me
zgjatjen pafundësisht për zgjidhjen e çështjes së pronës dhe nuk mban
premtimet e kryesocialistit Edi Rama gjatë fushatës. 

Duke u nisur nga parashikimi prej 16 milione dollarësh qe buxheti ka caktuar per pronaret, zoti Mediu ben nje llogaritje se sa mund te zgjase demshperblimi financiar i pronareve dhe legalizimi, nje proces qe ligji aktual e lidh me çeshtjen e pronave.

“Nga këto parashikohen që 13 milionë dollarë do të vijnë nga fondi që do të sigurohet nga legalizimi dhe vetëm 3 milionë dollarë do të jenë nga fondi që do të jenë për subjektet e shpronësuara. Më këto ritme do të duheshin 700 vjet për të kompensuar pronarët, duke e marrë të mirëqënë shifrën e dhënë për projektbuxhetin. Rezulton që sipas këtij fondi do të legalizohen për vitin e arshshëm rreth 3700 subjekte, duke e konsideruar si janë rreth 100 mijë subjekte që kanë ndërtuar në tokat e pronarëve, rezulton se me këto ritme procesi i legalizimit duhet të vazhdojë për të paktën 30 vjet, në një kohë që është premtuar nga Edi Rama që legalizimi do të përfundojë brenda dy vjetësh”, tha Mediu.

Republikanet dhe Shoqatat e Pronareve jane te revoltuar edhe per faktin se ne projektbuxhet nuk është parashikuar sipas tyre, asnje qindarke per zbatimin e vendimeve te Gjykates se Strasburgut, nje shifer qe megjithe disa vendime qe jane ne pritje per t’u zbardhur shkojne rreth 10 milione dollare.

“I kërkojmë Kryeministrit që të heqë nga tallja me pronarët, por ta kthejë këtë buxhet, ta rishikojë atë të bëjë korrigjimet, duke planifikuar fondet reale, sipas detyrimit që bart ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave, ligji për legalizimet dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut”, tha Mediu.

Top Channel