Kaka’ rikthehet tek derbi, aty ku nisi gjithcka

21/12/2013 00:00

5 tetor 2003 Carlo Ancelotti në derbin e Milanos hedh në fushë një djalosh 21-vjeçar duke lënë në stol emra të konsideruar si të paprekshëm, si Rui Costa dhe Rivaldo.

Ishte debutimi i Ricardo Kaka’. Rezultati i takimit ishte 1-0 për kuqezinjtë dhe djaloshi i ri nuk zhgënjeu besimin e dhënë nga trajneri Anceloti duke shënuar golin e sigurisë, atë 2-0.

Dhjetë vite më vonë, Kaka’ ndodhet sërish në derbi. Gjërat kanë ndryshuar shumë që nga ajo kohë, futbolli italian ka ndryshuar, por ai duket se është rikthyer i njëjtë pas krizës së identitetit që kaloi në Madrid.

Braziliani luan të dielën ndaj Interit një ndeshje të vecantë, jo vetëm se ka debutuar me gol pikërisht ndaj kësaj skuadre, por edhe se synon 100 golat me fanelën e Milanit.

“Të shënoj goline 100 në derbi do të ishte një dhuratë perfekte për festat”, deklaron Braziliani.

I pyetur mbi kundërshtarin që nuk do dëshironte të kishte përballë të dielën, ai zgjodhi Guarin, ndërsa për Balotelli-n tha se është një person i mrekullueshëm, por që ndoshta nuk është gati për të marrë përgjegjësi të mëdha, si ajo e liderit të skuadrës.

Top Channel