“Aleanca” e femrave të mashtruara

20/12/2013 00:00

Kate Upton, Cameron Diaz dhe Leslie Mann janë bashkuar në “The Other Woman”, një komedi romantike ngjarjet e së cilës rrotullohen rreth tyre dhe aktorit Nikolaj Coster-Waldau në rolin e Mark, një mashkull “tradhëtar serial”.

Leslie Mann luan rolin e bashkëshortes së Mark, Cameron atë të një juristeje të mashtruar prej Mark dhe Upton rolin e “vajzës së nxehtë” e përfshirë në aventurë me Mark. Kur tre femrat njihen me pabesitë e tij, ngrenë një aleancë të pashembullt dhe vendosin të hakmerren ndaj tij.

Traileri i filmit që drejtohet nga Nick Cassavetes ka dalë, ndërsa premiera e tij në kinematë amerikane është caktuar për më 25 prill.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta