Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë diskutimit të projektbuxhetit
në Komisionin e Sigurisë u shpreh se auditimi vazhdon dhe se do të bëhen
publike të gjitha aferat korruptive të bera nga ish-ministri Arben
Imami.

Nderkohe qe deputetet e PS-së shprehen rezerva te thella per faktin se, fondet publike ishin shperdoruar per reklama televizive dhe nuk ishin paguar ushqimi dhe veshmbathjet e ushtarakeve.

“Fare mirë këto para mund të ishin përdorur tjetërkund. Ne vazhdojmë të jemi në proces auditimi dhe inspektimi të të gjithë aktivitetit ekonomik, financiar të Ministrisë së Mbrojtjes. Ne do të mundësojmë bërjen transparente të të gjitha aferave korruptive të ndodhura brenda asaj Ministrie”, tha Kodheli.

“Fuçi me shumë vrima nga ku rridhnin fonde pa fund publike për nevoja të partisë-pushtet, por aspak për nevoja të forcave të Ushtrisë, pagat dhe dietat e ushatarakëve janë lënë pa paguar, por ndërkohë 2.32 miliardë lekë vetëm në dy vitet e fundit janë shpenzuar për reklama. Pa ushqim ushtarakët, pa paga ushtarakët, pa veshmbathje ushtarakët, por para për televizionin ‘Klan’ kishte pa fund”, tha deputeti socialist Taulant Balla.

Opozita nuk ka marre pjese ne kete diskutim.

Buxheti i ketij viti per Ministrine e Mbrojtjes shkon deri ne 14 miliardë lekë. Sipas ministres Kodheli nje pjese e ketij buxheti do te shkoje per te shlyer detyrimet ndaj te treteve qe Ministria ka, per modernizmin e Ushtrise, do shlyhen abuzimet me pagesat e misionit ne Afganistan, por edhe per emergjencat civile. Ne kendveshtrimin e ministres se Mbrojtjes pavaresisht se, ne ushtri ka patur progres, Forcat e Armatosura Shqiptare jane larg te qenit modern.

Top Channel