Askush nuk e njohu, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie bën debutimin e saj si balerinë në videoklipin e ri të këngëtares së njohur
Siç është kthyer në traditë në çdo fundviti, Unioni i Gazetarëve ka shpërndarë çmimet për emrat që kanë shënuar në gazetari me kontributin e tyre. Çmimi “Karriera” i është akorduar shkrimtarit dhe publicistit të njohur Dritëro Agolli.
“Personalitet i papërsëritshëm i gazetarisë dhe publicistikës, me një kontribut madhor në shtypin shqiptar për dekada me radhë”, citohej ndër të tjera në motivacionin për çmimin, dorëzuar mbesës së shkrimtarit nga kryeparlamentari Ilir Meta.
Drejtuesi i emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, Filip Çakuli është vlerësuar gjithashtu me çmimin “Karriera” me motivacionin:
“Një personalitet i fuqishëm në gazetarinë shqiptare në disa dekada. Përfaqësuesi më i shquar i kurajës gazetareske në periudhën e tranzicionit post-komunist shqiptar, si dhe drejtuesi më i guximshëm i emisionit më të suksesshëm investigativ ‘Fiks Fare’ në 10-vitet e fundit”, lexuar nga kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.
Po ashtu, Unioni i Gazetarëve i akordoi moderatores Tefta Radi çmimin “Karriera” si “spikere e modelit të shkëlqyer komunikues në ekranin publik shqiptar ”.
Çmimi “Vangjush Gambeta” për gazetarët e ekonomisë është ndarë për disa emra të gazetarisë shqiptare, ku këtë herë, përveç atyre vendas, me të janë vlerësuar edhe gazetarë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia.
Top Channel