
Për kryetarin e Parlamentit Ilir Meta shtyrja e statusit te vendit
kandidat nuk ishte përgjigje për Shqipërinë, por procedurat e vetë
Bashkimit Europian ishin përcaktuese këtë herë.
“Nuk është Shqipëria ajo që përcakton procedurat e marrjes së vendimeve në Bashkimin Europian. Kjo është një çështje që besoj dhe Europa e Bashkuar do ta zgjidhë në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë në rrugën e integrimit sepse ne reformat i bëjmë në radhë të parë për qytetarët tanë”, tha Meta.
Duke iu referuar qendrimeve te opozites qe fajesoi mazhorancen per mungesen e nje PO-je per statusin, Meta ironizoi qendrimet e lidershipit demokrat, sikunder shfaqi besnikerine si tifoz i Holandes ne futboll, megjithese ky vend u deklarua ne krye skeptikeve, qe kerkuan me shume kohe per statusin per Shqiperine.
“Përkrahja për Holandës për futboll nuk do të mungojë, sic ka qenë në të kaluarën. Jam edhe sot, kur ajon uk është në ditët më të mira sepse jam i bindur që edhe për Holandën në futboll ditë më të mira do të vijnë. Lidhur me statusin më të fundit në Facebook të zotit Berisha dhe me akuzat dhe përgjegjësitë e tij për lajmin e një ditë më parë do ta ftoja, për shkak së eksperiencës së gjatë që ka dhe të përgjegjësive që ka në politikë që ta përmbajë kënaqësinë, edhe pse ajo mund të jetë e vetëvetishme dhe jo shumë e menduar dhe arsyetuar sepse duket sikur është gati të shpallet më holandez se kryetari i partisë së tij”, tha Meta.
Dule: Të mos bëhemi anti-evropianë
PBDNJ propozon task forcë politike për integrimin
Për numrin dy të Parlamentit, Vangjel Dule, shtyrja e vendimit nga BE nuk duhet të krijojë reagime anti-europiane, sikundër as rast për politizimin e çështjes.
“Zhvillimet e djeshme në lidhje me statusin e vendit kandidat nuk ofrohen dhe nuk duhet të na çojnë në keqaradhje, zhgënjim e dekurajim, por as në insinuata anti-europiane. Nuk vend as për akuza të ndërsjellta mes krerëve politikë të vendit. Zgjidhja për situatën e krijuar është reflektimi”, deklaroi Dule.
Dule propozoi strukturimin e një task-force të nivelit më të lartë politik, gjithëpërfshirëse, e cila do të garantonte konsensusin më të gjerë të mundshëm, si dhe monitorimin dhe koordinimin efektiv të të gjitha strukturave legjislative dhe ekzekutive që kanë për objekt integrimin europian të vendit.
Basha: Qeveria kërkon armiq të jashtëm
“Lajm i keq që maxhoranca nuk po reflekton për statusin”
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të mërkurën se qeveria po kërkon të gjejë armiq të jashtëm për mosmarjen e statusit kandidat në BE një ditë më parë. Ai theksoi se është lajm i keq që qeveria nuk po reflekton, por, sipas tij, po përsërit gabimet që çuan në shtyrjen e statusit.
“Lajmi i shtyrjes së statusit është një lajm i keq për të gjithë shqiptarët. Është një lajm i keq edhe për opozitën, për PD, e cila si të gjithë qytetarët shqitarë priste një “po” të merituar dhe kishte investuar si opozitë për një “po” të merituar.
Por lajmi më i keq është mosreflektimi nga ana e mazhorancës, e domethënies për shtyrjen e statusit për qeverinë. Kërkimi i armiqve të jashtëm, vënia e fajit Holandës, Gjermanisë, Francës, Danimarkës dhe Britanisë së Madhe tregon se mazhoranca jo vetëm që nuk po reflekton, por po përsërit gabimet që na kanë çuar tek shtyrja.
Fakti është se jo vetëm skeptikët u fuqizuan në skepticizmin e tyre, por edhe vende të mëdha si Gjermania, Franca e Britania u kthyen në skeptike dhe arsyet për këtë janë ekzskluzivisht përgjegjësi e qeverisë dhe vepër e saj”, deklaroi Basha.
Top Channel