Dwayne Johnson, aktori që sjell më shumë fitime në Hollivud

18/12/2013 00:00

Dwayne Johnson është aktori që ka shitur më shumë bileta me filmat e tij për vitin 2013 sipas revistës ‘Forbes’.

Ish-kampioni i WWE ka sjellë 1.3 miliardë dollarë fitime në box-office këtë vit falë disa filmave shumë të suksesshëm aksion si Fast and Furious 6 dhe G.I. Joe Retaliation.

41-vjeçari ka lënë pas në këtë renditje Robert Downey Jr., i cili me filmin e tij Iron Man 3 ka grumbulluar 1.2 miliardë dollarë. Gjithsesi, personalisht Johnson ka fituar 29 milionë dollarë më pak se Downey Jr. për vitin 2013. Ylli i sagës Iron Man në fakt ka “futur në xhep” 75 milionë dollarë.

Në vend të tretë aktori i komedive Steve Carrell me filmin e tij të animuar Despicable Me 2. Renditjen e plotësojnë Vin Diesel, Sandra Bullock dhe i ndjeri Paul Walker.

Top Channel