Askush nuk e njohu, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie bën debutimin e saj si balerinë në videoklipin e ri të këngëtares së njohur Përpjekjet për mbijetesë të shtresës së mesme sociale janë subjekti i dokumentarit “Në Shkodër”, realizuar nga Pluton Vasi.
Ky dokumentar, i cili u shfaq premierë pranë Teatrit Kombëtar, sjell historitë njerëzore të një piktori, një gruaje, që ka një biznes artizanal, dhe të një peshkatari.
“Vërtet, a ka shtresë të mesme në Shqipëri? Kjo është ajo që unë e kam dilemë në punë, në bashkëpunimin me kolegët e mi. Shpirti dhe predispozita janë për të pasur një shtresë të mesme, për të mbajtur Shqipërinë në supe. Në Shkodër ka shumë si këta tre, që e kanë marrë Shqipërinë në kurriz. Shkodra është ajo që, shyqyr që e kemi”, u shpreh Pluton Vasi, regjisor e skenarist i “Në Shkodër”.
Rrëfime, që përcjellin mirësi, ndershmëri, pasion në punët dhe jetesën e thjeshtë të personazheve reale të këtij dokumentari, por edhe një mesazh pozitiv e domethënës.
“Aty ka një fole dashurie të jashtëzakonshme. Ne duhet të komunikojmë me njerëzit. Mesazhi është që ne duhet të përpiqemi të krijojmë ura, të punojmë për njëri-tjetrin. Të mos luftojmë për të kërkuar të çuditshmen, por atë mëse të zakonshmen. Nuk ka të jashtëzakonshme”, theksoi Vasi.
Top Channel