Buxheti për Policinë e Shtetit

18/12/2013 00:00

Opozita e ka braktisur Komisionin e Sigurisë, gjatë diskutimit për projketbuxhetin për Ministrinë e Brendshme.

Demokratët kërkuan që ministri i Brendshem, te jepte shpjegime per ngjarjen ne kufirin grek ku humben jeten dy vellezerit Çollaku.

“Derisa ministri nuk raporton për këtë çështje, ne nuk preferojmë të marrim pjesë dhe do të kthehemi kur ministri na thotë që është i përgatitur dhe ka sensibilitetin njerëzor për të dhënë shpjegime për këtë çështje”, tha deputeti Flamur Noka.

“Një ditë më parë u konsultova me zotin Noka dhe ramë dakort që kjo cështje të diskutohet pas vitit të ri. Tani kuptohet qartë që ky është një qëndrim apo një shkak për të braktisur mbledhjen. Eshtë një sjellje jonormale”, tha kryetari i Komisionit, Spartak Braho.

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri duke shpjeguar buxhetin tha se rriten pagat e policeve me 25 periqnd dhe eshte rritur fondi per emergjencat civile me 42 per qind.

“93 për qind e punonjësve të Policisë së Shtetit, që janë nivelet e poshtme, nivelet zbatuese dhe pastaj ngjiten në hierarkinë e gradave në Policinë e Shtetit, përfitojnë rritje page deri në 25 për qind. Mund t’ju them që Qeveria ka reflektuar mbi çdo pamundësi që kemi trashëguar dhe ka parashikuar në buxhetin e ri një rritje prej 42 për qind të buxhetit vetëm për emergjencat civile”, tha Tahiri.

Ministri gjate fjales ne Komision ka riperseritur edhe njehere per te gjithe qytetaret se eshte dhene urdher qe asnje automjet qe ka gjoba te papaguara nuk do lejohet te kaloje kufirin shqiptar. Tahiri tha se vetem ne shtate komisiariate te qarkullimit rrugor ka me shume se 5 milione euro gjoba te papaguara.

Top Channel