Basha diskuton buxhetin me bizneset

18/12/2013 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike Basha tha se rritja e nivelit te taksave
qe parashikon buxheti i ri do te largoje investitoret e huaj nga Shqiperia.

“Vetëm në një nga fushat, siç është tatimi mbi fitimin, shohim një rritje prej 50 për qind, efektet e të cilës do të jenë shkatërrimtare për qindra, mijëra të punësuar në sektorët ku investimet e huaja janë të pranishme, për të mos thënë pastaj, për zhdukjen përfundimtare të Shqipërisë nga harta e investimeve të huaja, pra nga harta e kapitalit të huaj”, tha Basha.

Për shoqatën e investitoreve të huaj, ish-Qeveria, sot në opozitë duhet të marrë përgjegjësitë e saj, ndërkohë që përfaqësuesi i saj ka kërkuar më pak konfliktualitet dhe mospolitizim te çeshtjes.

“Ju, Partia Socialiste, LSI jeni gjithmonë në polemikë. Më besoni dhe mundohuni të më kuptoni që ne jemi investitorët e huaj, por poshtë nesh ne kemi shumë punonjës që duhen paguar. Janë njerëzit shqiptarë, të cilët janë të lodhur me situatën, ata nuk duan të dëgjojnë shumë problemin e korrupsionit dhe më vjen keq që jemi në këtë pozicion, sepse statusi i kandidatit për Shqipërinë u refuzua dhe ju jeni politika e këtij vendi. Eshtë vend shumë i mirë të jeni në politikë, por ju jeni përgjegjës sepse ju jeni gjithmonë në polemikë me të tjerët dhe të tjerët janë në polemikë me ju”, tha Patrique Pascal, president i FIA-s në Shqipërisë.

Në tryezen me bizneset e huaja, zoti Basha theksoi ky buxhet eshte hartuar pa u konsultuar me pare me grupet e interesit dhe rrezikon te zhyse vendin ne kolaps te plote ekonomik.

“Sfida kryesore e Qeverisë është ta mbajë vendin larg krizës. Ne si opozitë këtu nuk jemi për polemikë për hir të polemikës, as për të tundur flamuj. Jemi për të dhënë kontributin që vendi ynë të mos zhytet në krizë, sepse besimi ynë, bindja jonë është që kjo paketë e zhyt vendin në krizë. Pse? Sepse tremb investitorët, tremb investimet, shkatërron vendet e punës dhe e fut vendin në një gjendje kolapsi”, tha Basha.

Perfaqesues te tjere kane kritikuar politiken e rritjes se taksave, ndersa Dhoma Amerikane e Tregtise ka kerkuar kohe per te artikuluar nje qendrim sa kohe materiali perkates eshte bere publik vetem dy dite me pare.

Top Channel