Stallone-De Niro, dy “pleq” të tërbuar
17/12/2013 00:00
Sylvester Stallone dhe Robert De Niro mund të konsiderohen me të vërtetë
dy “pleq” të tërbuar. Kjo, pasi dy aktorët ikonë të Hollivudit janë
takuar në ring 30 vjetë pasi kanë interpretuar njëri Rockyn dhe tjetri
“demin” Jake La Motta.
Gjithësesi, përballja ka ndodhur vetëm në filmin e radhës “The Grudge Match” (ndeshja e egër), premiera e të cilit u shfaq të hënën në Nju Jork.
Përveç dy aktorëve legjendë, të veshur ‘casual’, në këtë premierë ka spikatur edhe prania e aktores Kim Basinger dhe ish-kampionit të boksit Larry Holmes.

Top Channel