Botërori i klubeve, Bayern del në finale
17/12/2013 00:00
Bayern Munchen është finalisti i parë i Botërorit për klube, që po zhvillohet në Marok.
Gjermanët e Pep Guardiolës fituan me shumë lehtësi, 3-0 ndaj skuadrës kineze Guangzhou, që drejtohet nga italiani Marcelo Lippi.
Rezistenca e kampionëve aziatik zgjati vetëm 40 minuta, atëherë kur Ribery zhbllokoi rezultatin.
4 minuta më vonë, Mandzukic shënoi golin e dytë për Bayern, ndërsa në fillimin e së dytës Gotze vulosi rezultatin për bavarezët.
Të mërkurën do të luhet gjysmëfinalja tjetër, mes Atletiko Mineiro dhe Raja Casablanca, ndërsa të shtunën do të shpallet dhe skuadra më e mirë në botë për vitin 2013.
Top Channel