Lindsay Lohan, libër për jetën e saj

16/12/2013 00:00

Bëhuni gati për atë që mund të jetë një nga klasiket e letërsisë botërore: Lindsay Lohan po shkruan një libër!!!

Aktorja problematike është takuar me një agjensi letrare të Nju Jorkut dhe po diskuton këtë projekt ku do të tregojë gjerë e gjatë periudhën e saj nëpër klinikat e rehabilitimit. Në mungesë të ofertave për filma, duket se vajza po kërkon mënyra alternative për të nxjerrë lekun.

Pritet që 27-vjeçarja të zbulojë çdo aspekt të jetës së saj duke nisur që nga fama e madhe që mori në moshë shumë të vogël e deri tek problemet me drogën dhe me gjykatat.

Që pas rehabilitimit të fundit 90-ditor, Lindsay Lohan është betuar se nuk do të bjerë më në kurthin e drogës apo alkoolit. Për këtë, ka vendosur të lërë Los Anxhelesin për të jetuar në Nju Jork.

Top Channel