“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Kjo konsiderohet si periudha më e bukur e vitit nëpër botë. Muzikë e paqtë, zbukurime ku mbizotëron ngjyra e kuqe dhe e artë, turma njerëzish që mbipopullojnë tregjet e Krishtlindjeve si dhe qendrat e mëdha tregtare.
Por, në të gjithë këtë atmosfere ka një detaj që shume njerez e konsiderojne po aq stresues sa dhe faza gjate nje divorci.
Shpenzimet e tepruara si dhe pazari i festave te fundvitit duket se shpeshhere kthehen ne stres per konsumatoret.
Sipas sondazheve te shumta te koheve te fundit ka rezultuar se njerezit ndihen nen presion per shkak se duan te bejne te lumtur familjaret e tyre duke u blere dhuratat e parapelqyera.
Keshilla me e mire qe japin ekspertet per kete rast eshte fokusimi tek blerjet e duhura dhe jo tek artikujt apo blerjet e tepruara, qe nuk i keni aspak te domosdoshme.
Edhe kete vit, familjet amerikane jane ata qe shpenzojne shumen me te konsiderueshme per dhuratat e festave, me nje mesatare prej 854 dollaresh.
Edhe ne Shqiperi blerjet per festat e fundvitit jane kthyer tashme prej vitesh ne nje tradite.
Konsumimi i artikujve ushqimore gjate diteve te festave si dhe blerjet e dhuratave per te afermit dhe familjaret jane kthyer ne elementin me te rendesishem per konsumatoret.
Më besniket mbeten femrat, te cilat duket se shpenzojne me teper per fustane, bizhuteri apo aksesore te ndryshem qe perdorin ne naten e nderrimit te viteve.
Shuma e blerjeve varet nga portofoli i gjithsecilit, por nuk mungojne dhe ata konsumatore te cilet kursejne pergjate gjithe vitit per blerjet e festave.
Shpenzime te domosdoshme apo joshje nga atmosfera e festave? Kjo le gjithmone vend per debat…
Top Channel