Blake tregon klas edhe në aeroport
16/12/2013 18:55
Ajo është pa dyshim një prej aktoreve që i kushton më shumë vëmendje pamjes së jashtme dhe stilit të saj në të veshur.
Natyrshëm, Blake Lively nuk bëri përjashtim as e fotografuar në aeroportin e Nju Jorkut, përpara se të merrte një fluturim për t’iu bashkuar bashkëshortit të saj hollivudian, Ryan Reynolds në Los Anxhelos.
Protagonistja 26-vjeçare e “Gossip Girl”, Lively tregoi edhe një herë më shumë se për të fituar vëmendjen e mediave asaj nuk i nevojitet as ekstravaganca dhe as ekspozimi i linjave të saj joshëse, por vetëm klasi në përzgjedhjen e veshjeve.
Top Channel