“Fiks Fare” vlerësohet me çmim
15/12/2013 00:00
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë organizoi një mbrëmje gala duke dhënë disa çmime për anëtarët e kësaj dhome.
Ndërkohë, një çmim vlerësues i është dhënë edhe emisionit investigativ “Fiks Fare në Top Channel.
Në motivacionin për këtë çmim, kreu i Dhomës së Tregtisë shkruan se “i jepet emisionit “Fiks Fare” për kurajon e madhe në shërbim të qytetarëve”.
Cmimi është dorëzuar nga drejtuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.
Top Channel