Askush nuk e njohu, vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie bën debutimin e saj si balerinë në videoklipin e ri të këngëtares së njohur
Miss Franca 2014, Flora Coquerel është vënë në qendër të sulmeve
raciste. 19-vjeçarja, 1.82 m e gjatë e cila u zgjodh të shtunën e kaluar
më e bukura e Francës, ndodhet në qendër të polemikave në rrjetet
sociale për origjinën e saj, pasi babai i saj është francez ndërsa nëna
është me origjinë nga Benini, një vend afrikan.
Menjëherë pas përzgjedhjet së saj, në Facebook dhe Twitter nisën komentet raciste si “zezake”, vdekje të huajve”, “nuk është e bardhë një që përfaqëson Francën” apo “do të ishte mirë që të shfaqej pak ngjyrë e bardhë në vendit tonë”.
“Jam krenare për origjinën time. Shumë njerëz mund të identifikohen me mua. Unë jam dëshmi e një France multikulturore”, u është përgjigjur këtyre sulmeve bukuroshja franceze.
Top Channel