Tiranë, bashkia ndan ndihma për të përmbyturit
13/12/2013 00:00
Bashkia e Tiranës shpërndau të premten 500 pako me ndihma për familjet e përmbytura rreth dy muaj më parë në njësinë bashkiake nr .11.
Nënkryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Enno Bozdo së bashku me kryetarin e njësisë 11, Haki Mustafa paraditen e së premtes ishin në këtë njësi bashkiake ku u shpërndan ndihmat për familjet e dëmtuara nga përmbytjet, shkaktuar nga reshjet e shiut.
Nënkryetari Bozdo tha se bashkia do të vijojë t’u vijë në ndihmë qytetarëve, për të cilët tha ai, janë parashikuar edhe fonde në buxhetin e Bashkisë për vitin e ardhshëm.
Zoti Bozdo akuzoi qeverinë se nuk ofroi asnjë ndihmë për këta qytetarë duke u treguar indiferente.
Top Channel