Ato që mund t’i lejojnë vetes të shpenzojnë 10 milionë dollarë për një palë reçipeta mund të numërohen me gishtërinjtë e dorës nëpër botë.
Megjithatë, “Victoria’s Secret” ka vendosur që të bëjë të përballueshëm për të gjithë, objektin e saj më të shtrenjtë.
Të reklamuara në Nëntor në një paradë madhështore nga Candice Swanaepol ne Manhatan, Nju Jork, reçipetat dhe mbathjet që i shoqërojnë do të hidhen në treg paralelisht me paradën e fundvitit.
Replika e reçipetave dhe mbathejeve me vlere 10 milione dollare te stiluara nga “Victoria’s Secret”
Replika e linjës më të kushtueshme të prodhuar ndonjëherë nga “Victoria’s Secret” do të dalë në treg me çmimin e “vetëm” 295 dollarëve.
Candice Swanaepol parakalon krenare me veshjen me te kushtueshme intime ndonjehere ne paraden e Nju Jorkut, ne muajin Nentor
Në mënyrë të kuptueshme, brenda këtij çmimi nuk përfshihet asnjë diamant, rubin, smerald apo sasi ari si në reçipetat e vërteta, por emri i “Victoria’s Secret” dhe cilësia e produkteve të kësaj marke mbeten gjithsesi arsye të vlefshme për blerjen e këtij produkti.
Top Channel