Një vit më parë historia e tij rrëmbeu çmimin special nga Fondacioni “Dritan Hoxha” si pjesë e emisionit “Rrathë” dhe sot Agustin Aramadhi vazhdon të mos dorëzohet.

I mbetur në një karrike me rrota për shkak të poliomelitit, ai nuk u dorëzua kurrë dhe nuk hoqi dorë nga edukimi dhe pasionet e tij. Ai tregoi në studion e “Pasdite në Top Channel” se vazhdon gjimnazin dhe është një nxënës shumë i mirë. Lëndët e tij të preferuara janë informatika dhe gjuha agleze.

Mund të jetoni në Francë, Kanada apo vende të tjera të Botës dhe karrikja që jeni ulur është shqiptare. Artur Cami nga Shkodra bën karrige artizanale duke ricikluar kofanot e makinave. Në “Pasdite” kishte të tjerë të apasionuar pas krijimit të produkteve me materiale të riciklueshme. Arben Pëllumbi përdor gomat e makinave për të krijuar me to çanta, të cilat ashtu si karriket kanë destinacon Parisin.   

Ra ky mort e u pamë! Ky do të ishte një nga përshkrimet për një akt të vogël mirësjelljeje, por që përfaqëson një moment historik. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka folur dorë më dorë me liderin e Kubës, Raul Castro, në funeralin e Nelson Mandelës në Afrikën e Jugut. Ky akt është dukur i pamundur më shumë se gjysmë shekulli deri tani kur dy kundërshtarët e luftës së ftohtë e nderuan Nelson Mandelën i cili ishte një ndër paqebërësit më të mëdhenj të Botës.

Aeroportet janë ndoshta vendet më të pakëndshme gjatë sezonit të pushimeve. Zakonisht të mbushur me njerëz të pakënaqur të cilët përballen me vonesa, valixhe të humbur dhe aksidente të tjera. Por, një kompani ajore kanadeze ka gjetur një mënyrë tejet të veçantë për të lumturuar udhëtarët e saj. Me ndihmën e teknologjisë kompania kishte zbuluar listën e dëshirave për Krishtlindje për secilin pasagjer. Më shumë se 150 të punësuar për këtë surprizë morën dhuratat e dëshiruara për gjithësecilin dhe i dërguan ato në aeroport përpara se përfituesit e tyre të zbrisnin. Pas mbërritjes, udhëtarët nuk morën asgjë më shumë se sa një mrekulli. Dëshira e tyre për dhuratën e Krishtlindjes ishte plotësuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta