
Trimi i mirë me shokë shumë. Një buall i ri, dukej i humbur në betejën e tij për mbijetesë kundrejt dy luanëve të rinj dhe pa përvojë në gjueti.
I shkëputur nga pjesa tjetër e tufës, bualli shihej si pre e lehtë për dy luanët, të cilët pas një beteje prej 45 minutash arritën ta gjunjëzojnë atë.
Por kur gjithcka dukej e përcaktuar, një buall më i rritur shkëputet nga turma dhe merr guximin të sulmojë luanët. Njëri prej këtyre të fundit, ‘nënvlerësoi’ kundërshtarin duke mos e prishur toruan në misionin e tij për të siguruar vaftin e radhës.
Jo…vizitorët e parkut Kruger në Afrikën Jugore u bënë dëshmitarë të një prej pamjeve më të rralla. Bualli godet luanin duke e fluturuar atë disa metra në ajër dhe duke i shpëtuar jetën shokut të tij.
Fatmirësisht, thanë dëshimtarët, asnjëra prej kafshëve nuk u largua nga beteja me plagë të parikuperueshme, por luanët ikën me barkun bosh dhe tufa e buajve me mikun e tyre sërish në krah.
Top Channel