Banorëve të Nju Jorkut u zgjatet jeta

12/12/2013 00:00

Mbi 100 masat shëndetësore të miratuara nga kryetari në ikje i bashkisë
së Nju Jorkut, Michael Bloomberg në 12 vite mandat kanë zgjatur jetën e
banorëve të Mollës së Madhe.

Këtë e konfirmojnë disa studiues në një artikull të publikuar në gazetën “Scientific American”, ku thuhet se arritjet janë reale, pavarësisht se në shumë raste efektet nuk janë dukur.

Treguesi kryesor që del nga analizat e para është se mes viteve 2006-2010, pritshmëria e jetesës në Nju Jork është zgjatur me 3 vjet, më shumë se mesatarja kombëtare që ka qenë 1.7.

Kontributi kryesor sipas ekspertëve është ndalimi i duhanit në ambjentet publike, masë kjo e aplikuar që prej vitit 2003, e cila ka reduktuar duhanpirësit në qytet me 27 për qind.

Faktorë të tjerë kanë qenë: masat kundër obezitetit fëminor, që ka rënë me 5.5 për qind mes viteve 2006-2011; fushatat për ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik; mbrojtja nga ndotja e rrugëve të shkollës për fëmijët, etj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta